Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dodaj dhe Balaj "kërcënojnë" Teutën, por kujdes dhe nga Esat Mala

Shkruar nga NEWSPORT
Dodaj dhe Balaj "kërcënojnë" Teutën, por kujdes
Esat Mala

Në Shkodër do të kërkohet medoemos vazhdimësia e rezultateve, pasi në këtë pikë të sezonit çdo pikë e lënë do të ishte një "atentat" ndaj objektivit titull.

Me këtë frymë do ta presë Vllaznia sfidën e radhës në "Loro Boriçi" ndaj Teutës të cilën do ta luajë sot në orën 19:00, e vlefshme për javën e 31-të në Abissnet Superiore. Ndaj durrsakëve, shkodranët duket se e kanë dhe "egjelin" e rivalit, i cili me këtë kundërshtar ka një insikt të përkryer kur vjen puna për të shënuar gola,  madje me peshën e fitores. 

Esat Mala është lojtari nga i cili do të pritet shumë në këtë duel, ndaj krahas "artilerisë" së sulmit që përbëhet nga Dodaj dhe Balaj, "Nëndetësja blu" duhet të tregohet vigjilente edhe ndaj prizrenasit i cili përballë Teutës ka shënuar dy herë këtë sezon. 

Golat e tij ishin përcaktues në tri pikët që skuadra e Edi Martinit ka marrë në dy nga tre përplasjet direkte të këtij sezoni. Ndaj që prej stolit e deri tek tifozët shkodranë që do të jenë prezentë të shumtë në numër në stadium, sytë do t'i kenë pikërisht drejt mesfushorit.  

Poll

Lexo gjithashtu