
Superiorja do të rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 14-të që në fundjavë dhe për këtë ekipet po vazhdojnë intensivisht përgatitjet. Një nga duelet më interesante të kësaj jave është përballja mes Skënderbeut dhe Dinamos, sfidë që do të luhet të shtunën në orën 17:00.
“Blutë” do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat pas humbjes në derbi me Partizanin. Në fakt nuk do të jetë aspak e lehtë për Ilir Dajën, pasi do të ketë një ekip të “përgjysmuar” ndaj korçarëve.
Dëmtimet e Naser Ajilit dhe Dejvi Bregut e kanë çuar në 5 numrin e mungesave. Mbrojtësi ka një dëmtim më të lehtë dhe pritet shumë shpejt të jetë gati për dinamovitët, ndërsa sulmuesi ka kryer një operacion dhe do t’i duhet disa javë për rikuperimin.
Ndërkohë kujtojmë se i dëmtuar është edhe Muzek, ndërsa Hoxha dhe Rufati vazhdojnë rikuperimin dhe ende nuk janë gati të zbresin në fushë.