
Zv/trajneri i Vllaznisë Vioresin Sinani u prononcua në media pas barazimit dramatik me Laçin në Shkodër. “Timonieri” Brdariç nuk ishte në zonën “miks”, arsye e cila u zbulua nga zv/trajneri Sinani. Duhet theksuar se në rast fitoreje, Vllaznia do të kishte marrë kreun në Superiore, por që nuk ishin në gjendje të “nënshtronin” kurbinasit.
Vendi dytë, cili është komenti juaj për këtë arritje?
Mendojë se është një sezon pozitiv. Por besoj se njerëzit në Shkodër duan vendin e parë. Shpresoj që ‘Final 4’ të flasë për neve. Shpresojë shumë
Ku është Brdariç?
Ai kishte poltësuar numrin e kartonave, prandaj.
Kemi parë shpesh levizje në formacion, kanë filluar lëvizjet edhe në mbrojtje. E ka një plan të qartë trajneri?
Unë besoj që Vllazinia e ka një formacion fillestar, pavarësisht rrotacionit në ndeshjen e sotme. Vllaznia ka 4-5 lojtarë për dy vende. Besojë se do arrijmë më të mirën me kontigjentin aktualë.
A e dinit rëndësinë e kësaj ndeshjeje, krahas humbjes së Egnatias?
Në çdo ndeshje hyjmë në fushë për të fituar 3 pikët. Disa raste të humbura në fund, flirtuam me fitoren, por ky është futbolli. Edhe vendi i dytë nuk është keq, ama këtu në Shkodër janë të kënqur me vendin e parë. Ishalla është momenti që Vllaznia të fitojë kampionatin.
Cfarë mendoni me humbjen e rasteve?
Ne e dimin rëndësin e ndeshjes. Bëmë maksimumin. Gjithsesi, jemi të kënaqur me atë çka dhurojë ekipi në fushë”, u shpreh Sinani.