Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Avancojnë bisedimet, Tirana një hap larg sulmuesit 24-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Avancojnë bisedimet, Tirana një hap larg sulmuesit 24-vjeçar
Patrik Myslovic

Patrik Myslovic me shumë gjasa pritet të transferohet te Tirana gjatë merkatos së janarit. Mesfushori me tipare sulmuese pritet të jetë një nga lëvizjet e para të bardhebluve në merkaton në hyrje.

24-vjeçari aktualisht është pjesë e Levski Sofia, me të cilët i përfundon kontrata në qershor të këtij viti. Por bisedimet me drejtuesit e Tiranës dhe përfaqësuesve të futbollistit kanë avancuar dhe sllovaku shumë shpejt mund të transferohet në Shqipëri.

Për të do të ishte aventura e parë në vendin tonë dhe pritet që në ditët në vazhdim të konkretizohet gjithçka dhe mesfushori me tipare sulmuese të firmosë me bardheblutë, për të përforcuar kështu kryeqytetasit për pjesën e dytë të sezonit.

Siç dihet merkatoja e janarit do të jetë mjaft vendimtare për Tiranën. Skuadra do t’i nënshtrohet një revolucioni, në mënyrë që të përforcohen me elementë cilësorë për të ndihmuar ekipit që të mbijetojë në Superiore. Aktualisht janë të fundit në renditje, ku pas 18 javësh kampionat kanë mundur të sigurojnë vetëm 10 pikë.  

Poll

Lexo gjithashtu