
Dinamo siç duket nuk ka ndërmend të ndalet. Drejtuesit e “Bluve” kanë menduar të bëjnë edhe një goditje “big”.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se dinamovitët do të firmosin me ish-lojtarin e Tiranës. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, i cili ka mbyllur bashkëpunimin me Vorskla Poltava në Ukrainë.
Palët mes tyre kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi i 27-vjeçarit është çështje ditësh. Mesfushori është një njohës shumë i mirë i Superiores, i cili në të kaluarën ka fituar titullin kampion me Tiranën.
Me afrimin e Tolit, mesfusha e Dinamos bëhet “top” për pjesën tjetër të sezonit. Eksperienca e 27-vjeçarit do të ndihmojë Ilir Dajën në ndërtimin e formacionit, duke i dhënë më shumë alternativa për mesin e fushës.