Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Shpresoj të përsëritet viti 2001, s’mund ta besoj që s’kemi fituar më”, Vioresin Sinani: Tiranën e respektoj, por në Shkodër titulli festohet ndryshe

Shkruar nga NEWSPORT
“Shpresoj të përsëritet viti 2001, s’mund ta besoj
Vioresin Sinani

Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit shqiptar, Vioresin Sinani foli për MCN TV në prag të ndeshjes Vllaznia – Egnatia, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit në Kupë.

Sinani beson te kualifikimi i shkodranëve dhe shprehet se Vllaznia është thuajse e sigurtë drejt Final Four, aty ku do të pretendojë të fitojë edhe titullin kampion. Mes shumë ‘ngacmimeve’ nga studio, Sinani nuk ngurron të flasë pa doreza duke bërë edhe krahasime me kohën e tij te Tirana.

“Pas një fillimi jo të mirë ekipi rriti lojën dhe parametrat. Rezultatet ishi ntë mira. Sot ai pretendim të jemi në 4-she është më i arritshëm se kurrë. Ajo 4-she më pas do të vendosë edhe titullin. Besoj se Vllaznia e ka thuajse të siguruar Final Four, ky është objektiv. Edhe 1 muaj mbyllet sezoni dhe do të ishte mirë të jemi në luftë në dy fronte.

Titulli i fundit? Uroj dhe shpresoj të përsëritet. Të më thonin ata në vitin 2001 se do të kalonin 20 e sa vjet për titullin tjetër nuk do ta besoja. Nuk është e lehtë, ka ekipe të mira. Uroj dhe besoj që të dalim kampion në fund.

Balaj është lojtar me peshë, s’ka nevojë për këshillat e mia. Në Shkodër festohet titulli si askund tjetër dhe shpresoj që Balaj si kapiten ta ngrejë trofeun në fund.

Vllaznia e di si kualifikohet, me lojë të mirë, luftë për çdo top. Ka një kundërshtar të vështirë, Egnatia, Partizani, Tirana. Njerëzit besoj që do ta ndihmojnë ekipin, por nuk është e lehtë.

Klubi mundohet të punojë për pjesën e tifozëve. Ka bërë mirë në këto vite. Kampion nuk dilet lehtë, por të fitosh 2 kupa e të jesh në garë për titull janë rezultate të mira. Klubi mundohet me thirrjet e veta të afrojë tifozët. Sot besoj se do të ketë përkrahjen e tifozëve për një ndeshje të zjarrtë.

Tiranën e respektoj shumë, më kanë prit shumë mirë dhe i vlerësoj, por në Shkodër ka një entuziazëm të madh kur fitohet një trofe. Shpresoj ta shoh sërish atë entuziazëm”, tha Sinani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga