
Ditmar Bicaj kur luante me Tractor FC
Sokol Cikalleshi është prezantuar sot si lojtar i Tractor FC. Klubi i cili luan në elitën e futbollit iranian. Kjo mund të quhet zgjedhje surprizë për sulmuesin shqiptar, pasi u largua nga Konyaspor.
Megjithatë Cikalleshi nuk është shqiptari i parë që vesh fanellën e Tractorit. Kjo pasi 10 vite më parë, ishte Ditmar Bicaj që luante me të njëjtin klub para se të vishte fanellën e Partizanit.
Kujtojmë se tani Bicaj është në pozicionin e trajnerit. 35-vjeçari është timonieri i klubit të Burrelit në Kategorinë e Parë.
Poll