Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gëzim i madh në familjen Toka, vjen në jetë vajza e drejtorit të Newsbomb dhe Newsport

Shkruar nga NEWSPORT
Gëzim i madh në familjen Toka, vjen në jetë vajza e
Emara e sapolindur dhe Retin Toka

Emara erdhi në jetë!

Retin Toka, drejtori i Përgjithshëm i agjencisë mediatike Newsbomb Albania, është bërë baba për herë të parë. Bashkëudhëtarja e tij e jetës, Ernisa ka lindur mëngjesin e kësaj të mërkure vajzën që e kanë pagëzuar me emrin Emara.

Ajo gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën dhe është e rrethuar nga dashuria e familjes, e gjyshërve Murat e Afërdita, Zenel e Silvana, hallës Elsa dhe dajave Jurgen e Kleidi.

Gëzimi i parë i çiftit erdhi në jetë këtë mëngjes të dielltë qershori, për të qenë lumturia e tyre më e madhe, frytë i një marrëdhënie të bukur që nisi vite më parë në bankat e Fakultetit të Drejtësisë dhe vazhdon e tillë përgjatë një dekade.

Sot, nga dashuria e Retinit dhe Ernisës erdhi në jetë vajza e tyre e parë, Emara, që ne urojmë ta ketë jetën ashtu siç dy prindërit e mrekullueshëm i kanë zgjedhur dhe emrin.

Stafi i redaksive të Newsbomb.al dhe Newsport.al - pjesë e agjencisë mediatike që drejtohet prej një viti nga Retin Toka - uron çiftin dhe familjen Toka për ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë, me bekimin që ajo të rritet e lumtur dhe e shëndetshme.

Retin Toka ka drejtuar për nëntë vite më radhë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë portalin sportiv Newsport.al, duke qenë pararojë e lajmit të fundit dhe ngjarjeve ekskluzive nga bota e sportit. Ashtu premton të jetë dhe tashmë në prag të nisjes së Europianit!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga