
Teuta i është rikthyer stërvitjes normale qysh në fillim të kësaj jave. ndërsa te "Djemtë e Detit" janë të bindur se Kupat e Europës do të jenë të arritshme. Me oreksin që shtohet duke ngrënë, Albano Aleksi, mesfushori i durrsakëve kërkon vendin e dytë, ndrësa ky objektiv duket se iu është "fiksuar" djemve të Edi Martinit.
"Prisja me padurim që të fillonim kampionatin dhe tani mund të vazhdojmë aty ku e lamë. Shokët e ekipit i shikoja gjithmonë nga larg, por flisnim vazhdimisht dhe mezi prisnim të fillonim stërvitjen.
Kemi kaluar gjithçka dhe i jemi rikthyer harmonisë si më parë. Jemi një grup i bashkuar dhe duam të arrijmë objektivin, që janë kupat e Europës. Edhe unë besoj në atë që tha trajneri, për arritjen e vendit të dytë, por e rëndësishme është që të marrim ndeshjet me radhë dhe të shohim deri ku mund të shkojmë", u shpreh Aleksi për Supersport.