
Dje, Kombëtarja e Shpresave luajti kundër Kosovës U-21, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-1 e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Duelet në fushën e blertë ishin të shumta dhe të besuarit e Alban Bushit arritën të triumfonin përballe një Kosove të etur për rezultat pozitiv. Pas takimit të gjithë ishin të lumtur për këtë fitore të kuqezinjve, por ajo që ra në sy ishte festa e madhe e lojtarëve të Kombëtares në dhomat e zhveshjes.
Duket se nuk është menduar mirë nga tanët dhe euforia e fitores ka bërë që të harrohet se përballë ishin vëllezërit shqiptarë nga Kosova. Jo më kot ishte konsideruar si një vëllazërore, por si Kombëtarja ashtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit e bënë baltë duke promovuar festën e madhe në dhomat e zhveshjes. Dy përfaqësuese që luajnë për një komb, në fund ndahen si armiq.
Video/ Festa e kuqezinjve të Alban Bushi-t, pas fitores ndaj Kosovës U21