“Bashkia e Tiranës ka disa projekte për zhvillimin e sportit. Parku Olimpik do të jetë gati në vjeshtë, pjesa e lojërave me dorë. Brenda këtij viti do të kemi një projekt për Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, që do të bëhet nga e para, sepse është totalisht i amortizuar”, – premtoi Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai shpesh ka thënë se zhvillimi i infrastrukturës sportive është në vëmendjen e Bashkisë së Tiranës, në mënyrë që fëmijët shqiptarë të mos jenë obezë, por sa më të shëndetshëm. Për këtë qëllim është projektuar edhe rindërtimi i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Një projekt që së shpejti do të nisë zbatimin e tij dhe do të jetë një mundësi shumë e mirë, që të rinjtë kryeqytetas të ushtrohen me sport.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.