Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vazhdon skandali, ndeshja Kamza-Skënderbeu rrezikon anullimin

Shkruar nga NEWSPORT
Vazhdon skandali, ndeshja Kamza-Skënderbeu rrezikon anullimin

Pas shtyrjes me disa minuta të takimit të kupës mes Besës dhe Tiranës, si dhe pezullimit të ndeshjes Tomori-Bylis për shkak të braktisjes nga policia, një problem i ngashëm shfaqet në horizont.

Kështu ndeshja e së hënës mes Kamzës dhe Skënderbeut rrezikon të ketë të njëjtin problem. Kjo pasi në kontaktin që ka patur klubi i Kamzës me policinë, për mbarvajtjen e ndeshjes, ''paqeruajtësit'' kanë refuzuar pjesmarrjen në stadium, duke shtangur kamzalinjtë.

Komisarjati i policisë së Kamzës ka refuzuar garantimin e sigurisë për këtë ndeshje, duke e bërë të pamundur zhvillimin e saj, pasi prania e policisë është e detyrueshme, bëjnë të ditur burimet pranë klubit.

Ndeshja mes Kamzës dhe Skënderbeut është  parashikuar që të luhet të hënën, në orën 16:00, në stadiumin e Kamzës, por në rast të mospranimit nga policia, nuk dihet se çfarë do bëhet me fatin e ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga