Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

''Vazhdojmë me këtë mentalitet'', Pioli lavdëron Ibrën: Është kampion, Europa League...

Shkruar nga NEWSPORT
''Vazhdojmë me këtë mentalitet'', Pioli

Milani e mbylli sezonin me fitore, pasi mposhti 3-0 Cagliarit. Për ''Djallin'' gjithçka u bë e thejshët kur Klavan bëri autogol në pjesën e parë, e më pas në të dytën Castileljo dhe Ibra ''vulosën'' triumfin. Nuk mund të mos jetë i kënaqur trajneri Pioli, i cili në përfundim të takimit, komplimentoi të tijët.

Ai u shpreh se do ishte mirë të evitonin kualifikueset e Europa League, por ishte gati e pamundur. Diçka u tha edhe për Ibrën, që bëri një sezon fantastik.

"Djemtë janë treguar të jashtëzakonshëm, kemi zhvilluar një fazë të dytë fantastike dhe kemi dhuruar paraqitje shumë të mira. Përtej rezultateve pozitive, e rëndësishme ka qenë krijimi i mentalitetit të duhur, që është baza për një të ardhme edhe më të mirë.Kemi fituar besim dhe bindje, e mbyllëm sezonin në mënyrën e duhur. Dëshironim t'i evitonim ndeshjet paraeliminatore në Europa League, por do t'i luajmë ato me bindjen e duhur.

Tani duhet të limitojmë diferencën me vendet e para.Ibrahimovic? Ka shënuar 10 gola në kampionat këtë sezon, kështu që mos i thoni më që është më i vjetri. Zlatan është kampion në gjithçka që bën, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për Milanin. Jemi përmirësuar shumë individualisht dhe si ekip'' - pohoi ai.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga