
U largua nga Kukësi, por Valdet Rama vijon të shkëlqejë në Gjermani. Mesfushori i njohur është bërë pjesë e SV Meppen në Bundesliga 3, në merkaton e verës. Në 3 ndeshje, ai ka arritur të shënojë plot 4 gola.
Ditën e djeshme, Rama ishte sërish protagonist duke arritur të realizojë një "perlë" pas nje skeme të bukur nga një goditje dënimi. Sfida përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të Ëurzburger Kickers, por ish-lojtari i përfaqësueses sonë u vlerësua pozitivisht nga të gjithë të pranishmit.
Jo më kot Kukësi këmbënguli deri në fund për të bindur 33-vjeçarin të rikthehej te verilindorët. Pasi arriti të gjente formën me nënkampionët, tashmë Rama po dhuron spektakël në Gjermani në Bundesliga 3.
Poll