Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

UZUNI në hapat e tij, futbollisti KUQEZI bëhet një me skuadrën e re: Dua titullin

Shkruar nga NEWSPORT

Futbollisti i Shqipërisë Endri Çekici është prezantuar sot si blerja e dytë e merkatos së janarit për klubin slloven Olimpia Ljubljana. Klubi e konfirmoi lajmin në faqen e tij zyrtare në "Tëitter", ku Çekici ka thënë fjalët e para si pjesë e "Dragonjve".

"Jam shumë i lumtur që iu bashkova Olimpias. Shpresoj të ndihmoj skuadrën të përmbushë objektivat dhe të fitojë kampionatin. Miku im Filip Uremovic më tregoi shumë gjëra të mëdha për klubin. Shpresoj të kem sukses dhe të pritem mirë nga shokët e skuadrës dhe trajneri. Ata do të më ndihmojnë të ndihem këtu sa më mirë të mundet. Do të jem i gatshëm t'ua provoj se sa vlej", shprehet Çekiçi në faqen zyrtare të Olimpias.

22-vjeçari u bë i njohur në futbollin shqiptar me Pogradecin dhe më pas me Teutën. Ai u aktivizua më pas në Kroaci me skuadrat e Dinamos dhe Lokomotivës së Zagrebit duke shënuar në kampionatin kroat 14 gola në 80 ndeshje.

Anësori është aktivizuar rregullisht me ekipet e moshave 17,19 dhe 21 vjeç të Shqipërisë duke luajtur plot 39 ndeshje në total duke shënuar 4 gola.

Ai ende nuk e kryer debutimin me Kombëtaren tonë. Në Kroaci ai ka fituar 3 tituj kampionë dhe 3 Kupa kroate.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga