
Ardhja e Rangnick te Manchester United duket se ka ndërlikuar marrëdhëniet me Cristiano Ronaldon. Portugezi pritej të ishte pikë referimi për “Djajtë e Kuq”, megjithatë gjërat s’po shkojnë sipas parashikimit të tij. Atij po i mungon kontributi në gola. 15 pikë pas kryesuesve në Premier League. Në Angli duan me patjetër Erling Haaland.
Por, diçka e tillë nuk i pëlqen portugezit. Siç raporton “Don Balon” në Spanjë, ai ka vënë “veton” duke theksuar se nuk do të preferonte transferimin e talentit të Borusias së Dortmundit në Angli.
United është kualifikuar në 1/16-at e Champions vetëm falë aftësive të Cristiano Ronaldos. Cilësitë individuale të tij duken se ndikojnë shumë në lëvizjet e merkatos së verës të klubit anglez.