
Paul Pogba nuk do të luajë në ndeshjen e parë kundër Bournemouth në kampionat. Tekniku portugez, Mourinho ka konfirmuar që francezi është i dënuar për ndeshjen e së dielës.
Gjithashtu ai deklaroi që nuk e ka ditur që Pogba është i dënuar, por gjithsesi ai insiston që mesfushori më i ri i United do të jetë gati për ndeshjen kundër Southamptonit.
“E mësova dy ditë ma parë se Pogba nuk mund të luaj. Prej të martës ai do të jetë gati për të luajtur kundër Southamptonit”, tha Mourinho.
Nuk dihet arsyeja se pse francezi është i dënuar. Në këtë mënyrë "special one" do të mendojë për zëvendësin e tij.
Poll