
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të rikthehet në fushë për Ligën e Kombeve në shtator, për të vijuar sezonin e ri. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja ndodhen në Ligën C dhe ndajnë grupin me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.
UEFA ka bërë me dije dhe oraret për ndeshjet përkatëse, me kuqezinjtë që do e nisin në Mins ndaj Bjellorusisë më 4 shtator në orën 20:45. Kuqezinjtë do të luajnë në Shqipëri 3 ditë më pas ndaj Lituanisë, po në të njëjtin orar. 11 tetori na sheh në transfertën e largët të Kazakistanit, me ndeshjen që është përcaktuar se do të luhet në orën 15:00. Ndeshja e kthimit me Lituaninë është ëm datë 14 tetor, në orën 20:45.
Liga e Kombeve 2020-2021 - Datat / Orari
4 shtator 2020 / Bjellorusi - Shqipëri (20:45)
7 shtator 2020 / Shqipëri - Lituani (20:45)
11 tetor 2020 / Kazakistan - Shqipëri (15:00)
14 tetor 2020 / Lituani - Shqipëri (20:45)