Janë mbyllur të gjitha sfidat e UEFA Nations League për mbrëmjen e sotme, përveç Austri-Danimarkë, sfidë që u shty për shkak të mungesës së dritave dhe startoi në orën 22:15. Në takimet e tjera, gjithçka ka qenë në rregull dhe sfidat kanë njohur verdiktet.
Normalisht, fokusi ka qenë te takimit mes Kroacisë dhe Francës, ku u vunë përballë dy kombëtare shumë të forta. Kjo sfidë, u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Ishte Rabiot ai që kaloi Francën në avantazh në minutën e 52-të, por Kroacia barazoi 7 minuta nga fundi, me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Kramaric.
Në sfidat e tjera, Bjellorusia dhe Azberbajxhani i Gianni de Biasi e mbyllën në barazim 0-0, ndërsa Kazakistani mori një fitore të madhe 0-1 në fushën e Sllovakisë. Andorra dhe Moldavia, po ashtu e mbyllën në barazim të bardhë, 0-0.
