Gjermania do të rikthehet në fushë për të luajtur dy ndeshje të Nations League. “Panzerat” do të presin Hungarinë në shtëpi më 7 shtator, ndërsa 3 ditë më vonë do të luajnë në transfertën delikate holandeze.
Disa ditë para këtyre sfidave ka folur kapiteni i ekipit, Joshua Kimmich. Mesfushori i Bayern Munich thotë se shumë gjëra kanë ndryshuar që nga kampionati europian, por për Kimmich kanë shumë rëndësi edhe ndeshjen e Nations League.
“Fatkeqësisht, shumëçka për ne ka ndryshuar që nga Kampionatin Europian. Ka pasur një ose dy dorëheqje në ekip dhe gjithashtu në staf. Është e rëndësishme që arritëm të frymëzojmë njerëzit në ‘Euro’. Ne duam të ndërtojmë mbi këtë, ky është qëllimi të shtunën.
Rezultatet në Ligën e Kombeve konsiderohen të parëndësishme nëse nuk jeni të suksesshëm. Spanjollët padyshim menduan se ishte shumë interesante të fitosh Ligën e Kombeve. Ju sigurisht e keni Kupën e Botës në mendjen tuaj, por është ende shumë larg. S’kemi qenë aq të suksesshëm në të kaluarën, duam ta ndryshojmë këtë trend”, tha Kimmich.