Hygor Guimaraes ka disa javë që nuk është në Shkodër. Mesfushori brazilian i shkodranëve ka marrë leje nga klubi pasi një problem familjar e ka detyruar të marrë rrugën drejt vendlindjes. Nëna e tij ishte në gjendje të rëndë dhe me gjithë përkujdesjen e mjekëve, nuk ia ka dalë të qëndrojë në jetë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të së ëmës e ka dhënë vetë lojtari, me Hygor që ka treguar gjithë pikëllimin në disa story në instagram. "Prehu në paqe! Do të të dua gjithmonë dhe do jesh dashuria ime më e madhe. Faleminderit për çdo gjë që ke bërë për mua duke më formësuar karakterin. Faleminderit të gjithë miqve për mbështetjen dhe mesazhet e inkurajimit", ks shkruar Hygor në profilin e tij.

Poll