Aurora Serjanaj është trajnerja e skuadrës së Tiranës në futboll për femra. Ishte klubi bardheblu që zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme, ish lojtaren e Kombëtares.
Pas prezantimit, ajo ka shprehur publikisht falënderime ndaj presidentit Halili që i besuan këtë post për klubin më të titulluar në vend. Përmes një postimi në facebook-un e vet, Serjanaj shkruan:
“Shumë e lumtur që do të jem pjesë e një klubi të madh dhe me histori të madhe, KF Tirana. Do të doja të falënderoja presidentin Refik Halili që më dha mundësinë të nis këtë rrugëtim të ri”.
