
Jahmir Hyka është zyrtarizuar ditën e djeshme si lojtari më i ri i skuadrës së Makabit Netanias në Izrael. Mesfushori shtatshkurtër ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa kërkon falje publike për disa foto të postuara vite më parë.
Ato janë kthyer në çështje dhe shtashkurtri kryeqytetas ka reaguar në Instagram, duke kërkuar falje publike. Hyka është i sinqertë teksa e thotë gjithçka ashtu si e mendon:
"Të dashur tifozë të Makabi Netanias
Dua të bëj të qartë diçka. Nuk kam asgjë kundër Izraelit dhe izraelitëve. Në fakt, në udhëtimet e mia në Izrael si pjesëtar i ekipit kombëtar, kam pasur gjithmonë eksperienca të mira dhe e kam shijuar kohën e shkurtër që kam kaluar atje. Jam kundër luftës dhe vdekjes së njerëzve të pafajshëm. Do të doja të kërkoja falje, në rast se fotot që kam postuar vite më parë kanë ofenduar ndonjë njeri, nuk ishte qëllimi im. Në vendin tim, ne kemi shumë respekt për hebrenjtë dhe luftën e dytë botërore ne ndihmuam hebrenjtë gjatë Holokaustit. Jam shumë i emocionuar që jam në Izrael dhe dua të mësoj më shumë për vendin dhe mbi të gjitha të ndihmoj Makabi Netanian të arrijë objektivat dhe të bëjmë tifozët të lumtur. Shpresoj që ta arrijmë të gjithë së bashku dhe Yalla Netanya".
[gallery size="full" columns="1" ids="322832"]