Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U vlerësua me çmimin "Topi i Artë", Trashi: Më mirë një titull me Partizanin dhe më vonë Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
U vlerësua me çmimin "Topi i Artë", Trashi: Më

I vlerësuar me çmimin "Topin e Artë" i Superligës, Lorenc Trashi, ka folur përpara kamerave të "Supersport" për këtë çmim, por edhe titullin me Partizanin.

Ai ka thënë: "Unë shpresoj meqë e nisa me një trofe ta mbyllë me një trofe, me kampionatin. Ne kemi ndjekur ndeshjet e zhvilluara gjatë dy fazave të para, të gjitha ekipet i kemi parë, të gjitha skuadrat janë të ashpra, do të jetë luftë e ashpër deri në fund

Të them të drejtën nuk e kam menduar këtë çmim. Jam shumë i vlerësuar nga ky çmim. Siç e dini dhe ju është viti i pestë tek Partizani, çdo vit është folur për nje largim, por kurrë nuk ka ndodhur. Duam të bëjmë një kampionat të mirë, dhe në fund do të vendosim pikat mbi "i". Jam gati për një kampionat më të fortë. Këtë pjesën e premiove, e ka vet merak presidenti. Realisht kemi marrë premio të mira për ndeshjet e forta.

Ekipet që kanë bërë oferta nuk na kanë bindur. Një ekip që do të bëjë ofertën duhet të na kënaqë të dyve dhe mua dhe presidentin. Të tregohem i sinqertë unë vuaj për një titull. Më shumë dua një titull dhe më vonë Kombëtarja".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga