
Gjatë merkatos së verës, Kristal Abazaj ka kryer një transferim të bujshëm, duke kaluar në radhët e Anderlecht. Kartoni i tij është blerë në fillim nga Skënderbeu ndaj skuadrës së Luftëtarit, por këta të fundit ende nuk ia kanë shlyer të plotë shumën. Mbetet edhe kësti i fundit, por që me shumë mundësi çështja mund të përfundojë në UEFA nëse korçarët vonojnë pagesën ndaj gjirokastritëve.
Në të njëjtën kohë, kampionët e vendit, kanë në radhët e tyre edhe një tjetër ish-lojtarë të Luftëtarit. Bëhet fjalë për Dejvi Bregun, i cili deri më tani ka bërë një sezon shumë të mirë, duke shënuar gjithashtu 8 gola në 18 ndeshje të luajtura në Superligë.
Poll