Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U transferua në Serie A, mbrojtësi i Kombëtare jehonë në Itali: Do të arrestohej nga policia, goditje kryesore në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
U transferua në Serie A, mbrojtësi i Kombëtare jehonë

Ardian Ismajli bëri hapin e madh në karrierë duke kaluar nga kampionati kroat në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u largua nga Hajduk Split për të firmosur me Spezian, por deri më tani nuk ka bërë ende debutimin e tij.

Kundërshtari i radhës i Spezia në kampionat do të jetë Fiorentina dhe në një postim "Fiorentina.it" i ka dedikuar një artikull lojtarit shqiptar. Babai i tij deklaroi para se Ismajli të mbërrinte në Itali se mund të arrestohej nga policia kosovare e për këtë arsye ai udhëtoi nga Tirana drejt Italisë. Për momentin mbrojtësi kuqezi është i dëmtuar dhe këtë javë nuk mund të jetë sërish në fushë.

"Një nga goditjet kryesore të merkatos së Spezia-s. U mor nga Hajduk Split në vigjilje të ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit. Rrethana që kanë zemëruar tifozët e Hajduk Split, por nuk është e vetmja aventurë që lojtari është detyruar të përballet përpara se të shkonte në Spezia.

Ismajli ka lindur në 1996-ën në Podujevë të Kosovës. Në 2018-n ai ka marrë pasaportë shqiptare. Më 12 qershor të 2017-s, i riu luan ndeshjen e parë me Kosovën U21. Ndërkohë në 2018-n bën zgjedhjen përfundimtare dhe "martohet" me fanelën e Shqipërisë.

Historia e tij bëri jehonë, aq sa kur lojtari u përpoq të merrte avionin nga Prishtina, për të ardhur në Itali për të nënshkruar kontratën me Spezia, ai u bllokua nga policia që e detyroi të shkonte në Tiranë, më pas në Shqipëri, për të hipur në fluturimin për në Itali. Babai I tij, disa ditë më parë, tha se djali i tij do të ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës nëse nuk do të shkonte në Tiranë për të marrë fluturimin" thuhet në postimin e medias italiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga