Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

U transferua në Serie A, Dermaku rrëfehet për aventurën e re: Kisha kontakte me klube të tjera, ja përse erdha këtu

Shkruar nga NEWSPORT
U transferua në Serie A, Dermaku rrëfehet për aventurën e

Kastriot Dermaku, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka bërë këtë merkato verore hapin më të madh në karrierën e tij. 27-vjeçari sezoni e ri do të mbrojë ngjyrat e Parmës në Serie A. Në një intervsitë ai ka shprehur ndjesitë e para për ketë kapërcim dhe ndër të tjera ka thenë se ka shumë për të mësuar dhe është i bindur se do të tregojë më të mirën e tij dhe në "ajkën" e futbollit italian.

"Mbërrij këtu me entuziazëm të madh për të treguar se që kam ardhur në këtë kategori për të qëndruar. Sigurisht  ana fizike është pika ime e fortë. Kam shumë për të mësuar, këtu ka lojtarë më të mëdhenj se unë. Vij me modesti të madhe i gatshëm për të mësuar të gjitha sekretet e Serie A.  Më dëshironin skuadra të tjera të Serie A? Kam pasur disa kontakte, por sapo mësova për interesimin e Parmës mendova se është zgjedja më e mirë për mua.  Në futboll çdo sezon duhet ta fillosh nga zero dhe të rinisesh.  E rëndësishme është të kemi një grup solid dhe një mentalitet gjithmonë pozitiv , duke punuar gjithmonë maksimalisht. Rezultatet janë pasojë e kësaj dhe do të vijnë", përfundoi shtatlarti.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga