Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U tmerrua nga tërmeti, Kitanovski rrëfen gjithçka: Në Shqipëri fitohet më shumë se në Maqedoni, por Kombëtaren e kemi ne më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
U tmerrua nga tërmeti, Kitanovski rrëfen gjithçka: Në

Tërmeti i fortë që lëkundi Shqipërinë, shkaktoi probleme për shumë skuadra të futbollit shqiptar, të cilat futbollistët i kanë të akomoduar në qytetin e Durrësit dhe Tiranës. Mbrojtësi Tome Kitanovski ishte futbollisti i cili u prek më shumë nga kjo ngjarje, aq sa pas tërmetit deklaroi largimin e menjëhershëm nga verilindorët. Tashmë futbollisti duket se është qetësuar dhe në një intervistë për gol.mk ka sqaruar gjithë situatën e krijuar, si dhe ka folur për të ardhmen.

Largimi:

 "Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e të vdekurve nga tërmeti. Isha në Tiranë së bashku me familjen tim edhe ju e dini që tërmeti ndodhi në orën 03:50. Nuk e kam përjetuar kurrë një lëkundje të tillë. Të nesërmen u ktheva në Manastir me familjen. Më parë bisedova me drejtorin sportiv të Kukësit (Nderim Nexhipi). Klubi i Kukësit është i shkëlqyeshëm, ndaj më vjen keq që nuk do të vazhdojmë së bashku në të ardhmen", tha fillimisht Kitanovski.

Futbolli në Shqipëri:

"Niveli i futbollit shqiptar është i ngjashëm me atë në Maqedoninë e Veriut, por atje akoma fitohet shumë para. Çdo ndeshjet e kampionatit transmetohet në TV dhe pas ndeshjeve zhvillohet analizë. Sigurisht, edhe ata sikurse ne, kanë ende probleme me infrastrukturën. Kanë ndërtuar së fundmi stadiumin kombëtar, investim 60-70 milionë euro, dhe aty do të luajë vetëm kombëtarja", shtoi futbollisti.

Kombëtaret:

 "Blaze Todorovksi është te Teuta, Aleksandar Ristevksi dhe trajneri Mirsad Jonuz janë aktualisht pjesë e Vllaznisë në Superiore. Sa u takon kombëtareve, mendoj se e jona është më e mirë. Mund të jetë disavantazh për ne fakti që nuk jemi kualifikuar në një turne të madh ndërkombëtar, por në këtë moment mendoj se kemi më shumë cilësi. Prioritet është të luaj jashtë Maqedonisë së Veriut. Është herët të flasim për të ardhmen, do të ketë më shumë lajme pas festave të fundvitit. E shkuara? Veçoj në karrierën time përvojën e kaluar në kampionatin kroat, që është më cilësori në Ballkan", përfundoi Kitanovski.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga