
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Armando Vajushi është dëmtuar në grumbullimin e ekipit në Zvicër.
Lojtari ka braktisur grumbullimin për tu rikthyer te ekipi i tij, Avellino në Itali. Vajushi nuk ishte grumbulluar në Kombëtare që prej dy vitesh, ndërsa sërish ai nuk do të ketë mundësinë të luajë.
Kujtojmë që Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, kundër Kosovës dhe Ukrainës.
Poll