Në 24 orët e fundit në mediet e huaja thuhet se Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre, ndërkohë që edhe dasma e tyre është shtyrë për momentin.
Mirëpo, partnerja 28-vjeçare e futbollistit dhe nënë e dy fëmijëve të tij, i është përgjigjur në mënyrën e saj për lajmet që po qarkullojnë duke hedhur poshtë thashethemet.
Rodriguez ka postuar dy foto në story-n e saj në Instagram ku shfaqet ajo dhe Ronaldo në fillim të lidhjes së tyre, duke shkruar: “Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime, sa të bukur ishim”.
Kujtojmë që mediat e huaja ditët e fundit po shkruanin se çifti po kalonte një krizë që nga momenti që Cristiano ka marrë një “transferim” te Arabia Saudite Al Nasr, por duket se këto janë thashetheme dhe se çifti ëhstë shumë i lumtur bashkë.