Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''U prish grupi i GEGËS'', legjenda DOSTI gjen fajtorin: I kam thënë Demit të largojë trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
''U prish grupi i GEGËS'', legjenda  DOSTI  gjen

Partizani nuk po ngre dot krye dhe kjo duket qartë. Të gjithë po  mundohen të gjejnë fajtorët, e askush nuk merr përgjegjësi. Ish-futbollisti i të kuqve, Edmond Dosti dha një intervistë për Syri TV që drejtohet nga Enkelejda Zeko, ku ai shprehu mendimin e tij  për situatën.

''I kam thënë presidentit që Partizani po shkon drejt një shkatërrimi total të këtij sezoni. Gazmend Demit i kam thënë që duhet të largojë trajnerin, jam kundër trajnerëve të huaj. Ju jeni një biznesmen dhe kur diçka nuk shkon mirë i pari që duhet të largohet është drejtuesi (pra trajneri), pastaj të vendoset dora tek punëtorët (lojtarët). Unë e dua shumë Partizanin, prandaj duhet të largohet me patjetër trajneri dhe të zgjidhet një emër shqiptar.

Ne ndërtuam me sakrificë për vite me radhë një shtëpi dhe tashmë ne i shkatërruam themelet. U prish komplet grupi i ndërtuar për shumë vite nga Starova, Duro dhe Gega. Gabimi më i madh ishte largimi i Skënder Gegës , dështimi i këtij viti janë dy persona, i pari presidenti, Gazmend Demi dhe i dyti drejtori, Olsi Rama që me egon e tij personale nuk bëri zgjedhjen e duhur as trajnerin as lojtarët. Gabimi i pafalshëm i Demit është që solli një trajner të ri italian që tashmë e ka të vështirë ta largojë pasi ka nënshkruar një kontratë dy vite e gjysmë '' - shprehet Dosti.

Ai flet edhe për Tiranën: Besoj se çdo gjë tani është në dorën e Tiranës e cila po shkon drejt titullit kampion. Vetëm Kukësi mund të jetë konkurrent ndaj Tiranës, të tjerët do të luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë. Për Partizanin nuk shikoj dritë në fund të tunelit, por nuk besoj se do të rrezikojë deri tek "Play Offin". Partizani të mbyllë kampionatin por Demi dhe Rama duhet të diskutojnë problemet dhe gabimet dhe të marrin masa për të korrigjuar gjithçka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga