Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

U përfolën se ishin në protestën për mbrojtjen e Teatrit, reagon “Capital Crew”: Përdorën imazhet tona të vjetra, nuk do të ndalojmë luftën për mbrojtjen e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e  djeshme në qendër të Tiranës u zhvillua protesta për mbrojtjen e Teatrit. Ishim të shumtë njerëzit që dolën për të mbrojtur këtë kauzë, ndërsa në media u fol se kishte edhe tifozë të Tiranës.

Tifo-grupi “Capital Crew”, ka dal me një qendrim në faqen zyrtare duke konfirmuar se disa pamje janë publikuar në media si të tyret, por këto kanë qenë foto dhe video të vjetra që janë bërë para derbit të kryeqtyetit.

Në postimin e tyre ata akuzojnë se disa media kanë përdorur imazhet e tyre, ndërsa kanë theksuar që do të jenë gjithmonë kundër politikës dhe politikanëve, madje i konsiderojnë si fundrrina që shkatërruar kryeqytetin.

Postimi i Capital Crew:

PER TE SQARUAR GJITHCKA MBI INJORANCEN QE NA KA KAPLUAR!

Dje mediat hajduteske dhe partiaket e stazhonuar, kan luajtur me imaxhe vidiosh te hershme te Grupit tone dhe imaxhe fotosh te individve te Grupit tone ne protesten jo partiake per mbrojtjen e vlerave te qytetit, sic eshte dhe Teatri Kombtar dhe duke i perdorur keto imazhe, simbas interesave qe jan mesuar ti perdorin!

Capital Crew eshte nje Grupim Ultras, i krijuar enkas vetem per perkrahjen e KF Tirones dhe per te ruajtur cdo vlere te indetitetit sportiv dhe kulturor ne Kryeqytet.

Politika dhe politikanet per ne jane vetem fundrina dhe te gjithe fundrinat qe shkatruan Kryeqytetin nuk do te mundet kurr te behen miq me ne dhe as te perfitojne nga pastertia e Ultrasit!

Ultrasit jane dhe do ngelen vlera me e paster e qytetit dhe ne nuk do ta ndalojne kurr luften kundra shkatrimtarve te qytetit.

Shume mundet te perdorin imazhet tona te pastra, po imazhi jone i perket vetem dhe vetem Kryeqytetit.

Capital Crew deri ne vdekje Anti Sistem

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga