Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

U mposhtën nga Çekia, Reja habit me deklaratën e tij: Humbje dinjitoze, gjyqtari gaboi te goli i 3-të

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Çekia, Reja habit me deklaratën e tij: Humbje

Shqipëria u mposht ditën e sotme në miqësoren ndaj Çekisë me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë bën disa gabime në mbrojtje që sollën edhe golat e pësuar, ndërsa goli i vetëm i shënuar nga Shqipëria ishte me Cikalleshin që shënoi nga jashtë zone. Në fund të ndeshjes për mediat, trajneri I Kombëtares, Edy Reja u shpreh:

"Nuk ka ndryshuar ana taktike, ishim pak të lodhur nga ndeshja e fundit. Është fundi i sezonit për çdo lojtar dhe nuk mund të pretendojmë. Çekia shënoi 3 gola, por disa I dhuruam ne. Më vjen keq që humbëm 3-1 pasi nuk e meritonim, 2-1 do të ishte më dinjitoze. Kishim rastet tona, por ndodhi incidenti me gjyqtarin që dha faull për Çekinë që shënoi gol. Nuk mund të merremi me gjyqtarët pasi ishte një test miqësor. Disa gjëra pozitive po vijnë avash avash".

Nota skuadrës për dy miqësore? "Për imepnjimin notën 10 pasi lojtarët dhanë maksimumin pa u tërhequr për asnjë moment. Besoj se kam marrë sinjale pozitive duke parë që kemi luajtur ndaj dy skuadra shumë të forta fizikisht. Në planin e lojës, diçka më mirë kemi bërë sot. U përpoqëm të bënim diçka më mirë nga ndeshja me Uellsin, por duhet të përmirësohemi në pasimin e fundit".

Jeni I shqetësuar për gabimet që keni bërë sot? "Lodhja ndikoi, në ndeshjen ndaj Uellsit ishim më të freskët. Kemi bërë një ndeshje të mirë sipas mendimit tim dhe rezultati mund të ishte më mirë se ky. Do të bëjmë vlerësimet tona për të vazhduar rrugën për dy ndeshjet që kemi në shtator. Tani do të analizojmë dhe besoj se kemi bërë përmirësime, edhe pse gabimet ndodhin".

Momenti i penalltisë ndaj jush? "Njëherë u rrëzova në Tiranë, hera e dytë në Uells, ndërsa tani në Pragë. Kur përplasen me mua, nuk kam as shumë rezistencë".   

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga