Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U mposhtën në "San Siro", Gasperini e pranon: Ky është viti i Interit, u ndëshkuam me një rast të vetëm

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën në "San Siro", Gasperini e pranon: Ky

Interi mori një fitore minimale 1-0 ndaj Atalantës në shtëpi. Zikatërit bën vetëm një gjuajte në portë që u kthye në gol nga Milan Skriniar. Në fund të ndeshjes për mediat italiane, trajneri i Atalantës, Gasperini u shpreh se duket qartë që ky është viti i Interit pasi shënuan me vetëm një rast të krijuar sot.

"Sigurisht që ishim ne ata që e kontrolluam ndeshjen. Humbëm për shkak të një goditje këndi, ishim të pafat sonte. Në pjesën e parë patëm dy raste të pastra për të shënuar. Jemi të kënaqur me ndeshjen që luajtëm, por rezultati nuk na pëlqen.

Nuk e meritonim humbjen, por ky është viti i Interit, duket qartë. Ka raste kur të mjafton edhe një gjuajtje për të fituar ndeshjen. Krijuam disa raste, teksa u treguam të aftë duke mos e lejuar Interin të na kapte në kundërsulm pas golit. Dalim më të fortë nga kjo ndeshje, por sigurisht që jemi të zemëruar për humbjen. Po përballemi me më të mirët, luajmë gjithçka në pak ditë. Po flasim për skuadra të shkëlqyera si Interi dhe Real Madrid. Beteja vazhdon", u shpreh Gasperini.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga