Barcelona fitoi në finalen e Supërkupës ndaj Real Madrid me shifrat 3-1 duke fituar kështu edhe trofeun e parë sezonal. Gjithashtu ky është edhe trofeu i parë në epokën e Xavi Hernandez, i cili kështu shton entuziazmin në skuadrën e tij, ndërsa kujtojmë që në kampionat janë lider.
Pas kësaj disfate, “Marca” ka gjetur fajtorin, ndërsa ia faturon humbjen Luka Modric, i cili gjatë gjithë ndeshjes u duk i përhumbur dhe shumë i lodhur, i cili më pas u zëvendësua nga Daniel Cabellos në minutën e 65-të.
“Në fund të ditës gabimet paguhen dhe Reali ka mbledhur shumë prej tyre. Ai ia doli falë një kolapsi në mbrojtje të udhëhequr nga Rüdiger dhe Carvajal. Ishte një paraqitje katastrofike nga të dy. Fizikisht Luka Modric është i shkrirë. Ai është lojtari mbi të cilin ndjehen më shumë pasojat e të luajturit në Kupën e Botës. Ai është jashtë loje në çdo moment. Ai u përpoq të lidhte lojën, të lidhej me sulmuesit, por nuk ia doli të ketë sukses sepse i gjithë ekipi e kishte problem të dilte nga gjysma e fushës”, shkruan Marca.