
Teuta u mposht 0-4 në sfidën e parë të Champions League ndaj Sheriff Tiraspol. Sfida u luajt në "Niko Dovana", një javë më parë, ndërsa ajo e kthimit do të luhet nesër. Durrsakët kanë udhëtuar për në Moldavi ditën e sotme dhe skuadra ka kryer edhe stërvitjen e fundit në stadiumin e Sheriff ku do të luhet ndeshja. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Teuta bën me dije se skuadra ka përfunduar përgatitjet dhe blutë janë gati për të tentuar mrekullinë edhe pse janë mposhtur 4-0.
Postimi i Teutës:
Teuta ka mbërritur ditën e sotme në, ku të martën do të luajë edhe ndeshjen e dytë të Uefa Champions League Ndaj Sheriff Tiraspol -- Djemtë e detit kan përfunduar përgatitjet në "Sheriff " për ndeshjen e kthimit ndaj Sheriff Tiraspol e vlefshme për raundin e parë eliminator Champions League. Blutë jan gati për të tentuar mrekullin në këtë ndeshje.