
Eden Hazard është spekuluar për një rikthim të mundshëm te Chelsea. 32-vjeçari belg është aktualisht një agjent i lirë pas një periudhe katastrofike të mbyllur me Real Madrid. Ai u lirua nga Los Blancos gjatë kësaj vere pasi regjistroi vetëm 7 gola për gjigantët madrilen gjatë katër sezoneve me fanellën e mbretërorëve.
Në miediet britanike është folur për rikthimin e Hazard në Stamford Bridge, me 110 gola të regjistruar për Blutë në 352 paraqitje përpara se të realizonte një transferim prej 100 milionë eurosh në Spanjë. Belgu ende vlerësohet me respektin më të lartë nga tifozët londinez dhe Chelsea po kërkon për kreativitet dhe kërcënim për portën të cilat kanë munguar që nga largimi i Hazard.
Poll