
Ansi Nika do të jetë një futbollist i Laçit në pjesën e dytë të sezonit. Ish-mesfushori i Tiranës, i cili u largua pak ditë më parë nga bardheblutë ka gjetur akordin me klubin kurbinas.
Shkodrani dukej pranë firmës me Korabin, por në momentin e fundit ka pranuar ofertën e Laçit.
Tashmë Nika do t’i bashkohet ekipit të trajnerit Sinella dhe konsiderohet si një lojtar që do ta ndihmojë Laçin në arritjen e objektivit të mbijetesës në Superligë.
Poll