
Roma arriti të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Bragas në shtëpi duke siguruar kualfikimin për në fazën e 1/8 të Europa League. Jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë për verdhekuqtë pasi Edin Dzeku u largua nga fusha në minutën e 67-të për një problem muskular.
Trajneri Fonseca aktivizoi në vend të tij Mayoral dhe mediat italiane pas ndeshjes zbulojnë se Dzekon rrezikon të mungojë ndaj Milanit në fundjavë. Sulmuesi boshnjak do të kryejë ditën e nesërme ekzaminime të tjera për të parë shkallën e dëmtimit e më pas do të kuptohet nëse do të jetë gati ndaj Milanit në kampionat apo jo.
Poll