Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U kualifikua në finalen e EFL Cup, Pochettino: Dua të fitoj një trofe këtu, kemi ndërtuar një skuadër nga zero

Shkruar nga NEWSPORT
U kualifikua në finalen e EFL Cup, Pochettino: Dua të fitoj një

Chelsea triumfoi mbrëmjen e djeshme 6-1 ndaj Middesbrough, duke siguruar kështu edhe kualifikimin në finalen e EFL Cup. Në këtë takim një prej protagonistëve të ndeshjes ishte edhe Armando Broja, i cili e nisi si titullar dhe la gjurmë në fitoren e “Bluve”.

Pas këtij triumfi, Mauricio Pochettino u shpreh se është shumë afër fitimit të një trofeu në Angli, pasi më parë humbi dy finale me Tottenham, në EFL Cup ndaj Chelsea-t dhe në Champions League ndaj Liverpool.

“Unë jam i entuziamuar për të fituar një trofe këtu. Në një vit e gjysmë fitova tre trofe te Paris Saint-Germain dhe sigurisht që dua të fitoj edhe këtu. Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne dhe kjo finale është shumë domethënëse. Këtë vit ne nuk ishim në Europë dhe objektivi primar ishte që në shkurt të zbarkonim në Ëembley dhe ia dolëm. Kemi ndërtuar një skuadër pothuajse nga “zero”, por Chelsea është një klub me mentalitet fituesi dhe atmosfera është e mrekullueshme. Tashmë do të fokuesohemi te ndeshjet e radhës dhe natyrisht kur të vij momenti do të zbresim në Ëembley vetëm për të fituar”, ka përfunduar  Pochettino.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga