Agim Ibraimi, Gjelbërim Taipi dhe Besir Demiri mund të quhen si lojtarë të larguar nga Kukësi. Të 3 lojtarët u afruan gjatë merktos së verës duke firmosur kontratë një vjeçare me klubin kukësian. Me përfundimin e sezonit, Demiri, Taipi dhe Ibraimi mund të nisin një aventurë të re në ekipe të tjera.
Për të shtuar më shumë dilemat ka menduar Gjelbrim Taipi. Ai ka postuar një foto në Instagram së bashku me drejtorin Nexhipi I cili u largua nga Kukësi pak ditë më parë.
"Cilat do të jenë skuadrat e radhës?, shkruan Taipi duke bërë tag dy lojtarët, Ibraimit dhe Demirin. Tashmë ngelet për t'u parë se cila do të jetë e ardhmja e 3 lojtarëve që këtë sezon luajtën me Kukësin.

Poll