
Nuk ka asgjë romantike mes Thibaut Courtois dhe Alba Carrilo. Të paktën ky është rrëfimi i portierit të Realit të Madridit, që ka këmbëngulur se mes tyre nuk ka asgjë.
"Ne nuk jemi çift dhe ne nuk do të jemi. Ky është një reagim i tepërt. Unë kam qenë me të dy herë. Një herë shkova në shtëpinë e saj, ndërsa një herë tjetër dolëm për të darkuar. Gjatë atij momenti u shkëput edhe fotografia, por nuk kishte asgjë tjetër. Duke parë se çfarë ka ndodhur, nuk mendoj se ju do të na shihni përsëri së bashku ".-tha Courtois për Cotilleo.
Pak ditë më parë, Courtois u kap "mat" nën shoqërinë e Carrilo, duke ngjallur reagimet se mes tyre ka nisur një histori dashurie.
Poll