
Manchester City u eliminua nga Carabao Cup, teksa u mposht nga Neëcastle. Në sfidën e zhvilluar në “St.James Park” “Qytetarët humben me shifrat 0-1.
Një eleminim para kohe nga ky kompeticion, teksa pas ndeshjes Pep Guardiola ka theksuar se skuadra e tij nuk e kishte theksuar asnjë herë se do të luftonin për 4 trofe.
“Ju mendoni se qëllimi ishte katër tituj? Sinqerisht, ajo vërtet nuk ishte. Ne do të ishim më se të kënaqur me fitimin e tripletës”.
“Pritshmëritë tona janë të larta, por jo aq të larta sa të mos kënaqemi me tre trofe”, përfundoi trajneri spanjoll. Kujtojmë se sezonin e kaluar, City fitoi kurorën e trefishtë – Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.
Poll