
Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur italian Roberto Donadoni pritet të marrë frenat e Kombëtares së Japonisë. Sipas "Gazzetta dello Sport", 55-vjeçari ka fluturar drejt Lindjes së Largët për të firmosur si "timonieri" i ri i "Samurajve Blu".
Ish-tekniku i Bolonjas mund të bëhet trajneri i dytë italian në historinë e kombëtares aziatike pas Alberto Zaccheronit, i cili drejtoi Japoninë në Kupën e Botës së 2014.
Donadoni ka mbajtur detyrën e trajnerit të përfaqësueses së Italisë në vitet 2006-2008. Ai do të pasojë Hajime Moriyasu.
Poll