Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U dëmtuan ndaj Ferencvaros, Prishtina pa dy titullarë në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtuan ndaj Ferencvaros, Prishtina pa dy titullarë në

Lajme aspak të mira për Prishtinën. Skuadra kosovare u eleminua nga Champions League pas humbjeve ndaj Ferencvaros dhe do të vazhdojë aventurën Europiane në Conference League ku do të përballet ndaj Nomads.

Për këtë ndeshje, trajneri Ramadani do të ketë dy mungesa të mëdha pasi Zyba dhe Lilaj nuk do të jenë gati. Të dy lojtarët u dëmtuan ndeshjen e fundit ndaj Ferencvaros dhe nuk do të kenë mundësi që të marrin pjesë në ndeshjen e parë.

Postimi i Prishtinës:

Zyba dhe Lilaj mungojnë për ndeshjet e ardhshme

Të dy këta pësuan lëndime kundër Ferencvarosh dhe pas ekzaminimeve më të hollësishme nga doktor Qerim Kida, u konstatua edhe shkalla e lëndimit.

Të dy mesfushorët do të humbasin ndeshjen e së martës në Conference League kundër uellsianëve të Nomads.

Përderisa Lilaj mund të rikthehet për ndeshjen e dytë në Uells, për Zyben edhe nuk dihet me saktësi se sa gjatë do të mbetet jashtë fushës.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga