Luca Bertoni dhe Ben Azubel ishin dy lojtarët që u afruan me bujë te Partizani. Bertoni luante si mesfushor qendre dhe pritej të ishte një pikë kyçe në mesfushë. Por, nuk rezultoi kështu dhe stafi teknik vendosi ta largonte italianin, duke qenë se nuk bindi me lojën e tij.
Më pas sulmuesi izraelit, Ben Azubel erdhi tek të kuqtë si njeriu që do të mbante peshën e sulmit, por edhe me 23-vjeçarin nuk ndodhi kështu. Edhe ai nuk bindi stafin teknik dhe shumë ndeshje u detyrua t’i ndiqte nga stoli. Dje u zyrtarizua largimi i tij nga 15-herë kampionët e vendit pas një aventurë 4-mujore.