Televizioni Publik Shqiptar ka siguruar të drejtën e transmetimit të takimit Austria e Vienës – Kukësi. Të enjten e 14 korrikut, në orën 21:05, drejtpërdrejt nga stadiumi “Ernst Happel” në Vienë, TVSH do të sjellë për publikun shqiptar këtë takim të rëndësishëm të turit të dytë kualifikues të Europa League.
Kujtojmë që TVSH nuk transmetoi takimet e Kampionatit Europian 2016 për shkak se nuk siguroi dot të drejtën e transmetimit, ndërsa tashmë ka filluar të transmetojë të gjitha ndeshjet e klubeve shqiptare në Europe, ku ka transmetuar deri më tani 2 ndeshje të Partizanit nga “Elbasan Arena”, atë ndaj Sllovan Bratislavës dhe atë ndaj Ferencvarosh. TVSH gjithashtu ka bërë me dije se shifrat marramendëse që qarkullojnë për sigurimin e të drejtës së takimit Partizani-Ferencvarosh janë të pavërteta.