Një tjetër prezantuese sexy në Televizionin Publik Shqiptar për fubollin. Në merkaton e janarit departamenti i sportit në TVSH provoi të bënte një goditje dyshe por vetëm njëra nga “lojtaret” e afruara ka nisur punën prej të shtunës ndërkohë që Trevisa do të ingranohet shumë shpejt. Pejana Elezi ka nisur zyrtarisht punën me një prezantim të parë në ndeshjen Tirana – Kukësi, të shtunën në “Selman Stermasi”. Lidhje direkte para ndeshjes dhe një provë e parë e kaluar me sukses.
Pejana e ka ndjekur ndeshjen përkrah Hygerta Sakos me të cilën do t’i duhet të bashkëpunoj në vazhdim në redaksinë e sportit. TVSH vijon të përforcohet tek futbolli, aty ku prej gati dy vitesh ky institucion ka vendosur të investoj shumë.
Pejana dhe Hygerta në "Selman Stermasi"