
Nesër do të luhet ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të. Sikurse raporton FSHF-ja me anë të një njoftimi, Federata Turke e Futbollit ka ulur numrin e biletave për tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium dhe në të njëjtën kohë ka sekuestruar edhe shallet e tyre. Diçka e tillë është në kundërshtim me rregullat e vendosura nga FIFA.
Gjithsesi, të tjera zhvillime priten të ndodhin në vijim në lidhje me këtë çështje.
Impianti i Fenerbahçes, "Sukru Saracoglu", do të jetë stadiumi ku do të përballen këto ekipe dhe numri i tifozëve vendas do të jetë rreth 50 mijë të pranishëm.
Njoftimi i FSHF-së:
"Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur. FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA".