Zi në familjen e Xhevahir Kapllanit. Trajneri i Erzenit ka humbur babain e tij, Maksutin. Përmes rrjeteve sociale, tifozët bëjnë me dije se tekniku shijakas ka marrë sot lajmin e kobshëm të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur te të atit. Në një moment kur në Shijak po punohej intensivisht nga ana e stafit teknik për përgatitjet e sezonit të ri, vjen sonte ky lajm i dhimbshëm për një nga njerëzif që ka kontribuar ndër vite në futbollin shqiptar.
Stafi i redaksisë së Newsport.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta trajnerit të Erzenit për humbjen e parakohshme të njeriut të zemrës.

Poll